Temperaturat e larta dhe festat që zhvillohen këtë fundjavë në Pogradec e Korçë kanë krijuar trafik këtë pasdite në aksin Tiranë-Elbasan ku duket se një mori makinash i janë drejtuar juglindjes.
Një ngjarje në rrugë dyshohet se është bërë shkak që rruga të bllokohet pasi është parë të kalojë një zjarrfikëse.
Fotot e mëposhtme janë shkrepur nga udhëtarët në orën 19 në dalje të tunelit me drejtim nga Elbasani ku automjetet ndaluan krejtësisht në rrugë për disa minuta e më pas lëvizja rinisi me ritme tepër të ngadalta.