Bima gjigande “Arum titan” (Amorphophallus titanium) çeli lulen e rrallë në Kew Gardens, Londër, një spektakël që pritet të zgjasë edhe dy deri në tre ditë të tjera.Për shkak të erës që kundërmon është mbiquajtur “lulja kufomë”, pasi është vlerësuar se aroma që lëshon i ngjan mishit të dekompozuar. Lulja mund të rritet “deri në tre metra e gjatë” dhe ta shohësh atë në lulëzim është e rrallë, siç theksojnë zyrtarë të Kew Gardens: “mund të duhen deri në 12 vjet që një bimë të mbledhë energji të mjaftueshme për të prodhuar lulen e saj të parë dhe lulëzimi i mëvonshëm ndodh një herë në disa vjet.”.
Bima specifike që tani po lulëzon në konservatorin e Princeshës së Uellsit të Kew Gardens për herë të fundit prodhoi një lule në shtator 2021 dhe Kew nuk ka pasur dy bimë që lulëzojnë në mënyrë kaq të shpejtë për më shumë se pesë vjet. (Një bimë tjetër lulëzoi vetëm javën e kaluar)
I pari “Arum titan” që lulëzoi jashtë Sumatrës ishte në Kew Gardens më shumë se një shekull më parë dhe gjatë lulëzimit të dytë, në vitin 1926, lulja mbresëlënëse ngjalli aq shumë entuziazëm saqë policia duhej të ndërhynte për të kontrolluar turmat që kishin ardhur për ta parë.
Meqenëse është kaq e rrallë të kesh dy lule në të njëjtën kohë, poleni që zakonisht mblidhet me dorë nga bima me erë, ngrihet dhe ruhet. Më pas përdoret për të pllenuar me dorë lulet e ardhshme.