Në vigjilje të sezonit të ri televiziv është shumë pranë, kanë nisur edhe lajmet në lidhje me merkaton televizive dhe lëvizjet e mundshme të figurave të njohura të ekranit.
Burime ekskluzive për “Bordo” bëjnë me dije se Kiara Tito do të zhvendoset në Kosovë dhe do të marrë drejtimin e “Big Brother VIP Kosova”, ndërkohë po të njëjtat burime bëjnë me dije se Luizi do të jetë producent i edicionit të tretë të BBV Kosova.
Shtypi rozë shkruan se Kiara dhe Luizi kanë blerë edhe një shtëpi në Kosovë dhe mesa duket gjithçka është gati për zhvendosjen e tyre por kjo mbetet per t’u parë…