Ylli I Reality show dhe këngëtari Luiz Ejlli mbush 39 vjeç. Ai po feston së bashku me familjen. Dhe këtë festë e ka cilësuar më te veçantën pasi për herë të parë feston si baba.
(kliko per te zmadhuar)
Vajza e tij Luna Mari erdhi në jetë në më pak se një vit nga triumfi i padiskutueshëm në Big Brother vip 2, ku Luiz Ejlli u njoh dhe u dashurua me Kiara Titon. Mbajti fjalën e dhënë para miliona shqiptarëve duke thënë se moderatorja do të bëhej nëna e fëmijëve të tij. Luna Mari lindi në 30 prill këtë vit dhe menjëherë u bë më vip se prindërit pasi postimet me bebushen janë më të ndjekurat dhe më të pëlqyerat në llogaritë e prindërve të saj të famshëm në rrjete sociale.
Dhe sot bashkëshortja Kiara e ka uruar pikërisht duke kujtuar ditën kur i tha PO si ditën kur u bëra gruaja më e lumtur në botë shkruan ajo. Mes tyre ka një diferencë moshe prej 11 vjetësh, pasi në janar Kiara mbushi 28 vjeç.