Lufta në Lindjen e Mesme ka sjellë pasojat e para edhe për sportin shqiptar. Ndeshja miqësore mes Shqipërisë U-21 dhe Shteteve të Bashkuara U-21 është anuluar për arsye sigurie.

Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) bëri të ditur se takimi ishte planifikuar të luhej më 30 mars në Antalia të Turqisë, por nuk do të zhvillohet.

Sipas njoftimit të Federatës Amerikane të Futbollit, vendimi për anulimin e ndeshjes është marrë për shkak të situatës së tensionuar në Lindjen e Mesme. Për arsye sigurie, përfaqësuesja amerikane ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke e bërë të pamundur zhvillimin e këtij takimi miqësor.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit po punon për të gjetur një kundërshtar tjetër për kombëtaren Shqipëria U-21, me synimin që më 30 mars të zhvillohet një tjetër ndeshje testuese.

Para kësaj date, përfaqësuesja kuqezi pritet të zhvillojë një tjetër miqësore më 27 mars në Antalia, ku do të përballet me Japoninë U-21.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu