
Shoqërohet xhaxhai i Elvis Shkambit, i cili kërcënoi se kushdo gjyqtar që dënon nipin e tij për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, do të vritet.
Në një intervistë për ‘Shkodra blog’, Shkëmbi deklaruar se gjyqtari që do të dënojë nipin e tij do të përballet me plumbat.
Kush e mbron Administratën e Gjykatave? Ngjarja në Apel, duhet të shërbejë si thirrje e fortë për reflektim
“Kemi 13 vjet që i shkruajmë kryeministrit dhe gjithë qeverisë: na jepni pronën, se e kemi ble. Ja kemi ble shtetit, me letra e me ligj. Familjes së ndjerit gjyqtar i ulemi në gjunjë, i kërkoj hallallin me kishë e me xhami. Por nëse e dënojnë atë djalë, ai do gjykohet siç u gjykua Astriti.
E kemi ble pronën me ligj, me rregulla. Kushdo që dënon atë djalë, të njëjtën gjë ka me pësu – qoftë edhe Donald Trump e Papa – nuk ka lojë me ne. Ashtu do përfundojnë. Ne i kemi fitu të gjitha gjyqet, e kemi certifikatën. Ka 13 vjet që i shkruaj kryeministrit: ta hetojë këtë punë! Nuk ka lojë më me ne, as me të ndjerin, as me familjen e tij.”– tha ai.