Milani po punon për të përforcuar krahët dhe, pas mbërritjes së Estupinan në të majtë, është afër realizimit të një lëvizjeje edhe për krahun e djathtë. Pasi humbi pistën për Doue, për të cilin Strasburgu kërkon një shumë të lartë (30 milionë euro), kuqezinjtë e kanë kthyer vëmendjen te Zakari Athekame, një mbrojtës zviceran i Young Boys, i cili ende nuk i ka mbushur 21 vjeç.

Një lojtar i ri, me një sezon si titullar dhe tetë paraqitje në Ligën e Kampioneve, përfshirë ndeshjet kundër Interit dhe Atalantës, Athekame mund të jetë një përforcim premtues, veçanërisht duke pasur parasysh se kostoja e tij është dukshëm më e ulët.

Joung Bojs e kanë vlerësuar kartonin e tij në 10 milionë euro, ndërsa Milani synon të mbyllë marrëveshjen për rreth 7 milionë euro plus bonuse. Drejtori sportiv Tare po përpiqet ta përmbyllë transferimin sa më shpejt, pasi tashmë është arritur një marrëveshje personale me lojtarin e lindur në vitin 2004./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu