Kryeministri britanik Rishi Sunak dha një shfaqje të papritur për mediat në ceremoninë pritëse të samitit të vendeve të G7 kur takoi homologen italiane Giorgia Meloni.
Ai e përqafoi dhe që të dy janë fotografuar në momente aspak diplomatike, duke mbajtur duart me njëri-tjetrin dhe duke u parë në sy.
Edhe gjatë fotos familjare në Bari duket se Sunak nuk ia shqit sytë së zonjës së shtëpisë…