
Policia e Orikumit ka identifikuar dhe proceduar penalisht S. M., 55 vjeç, banues në Orikum, si autor të dyshuar për plagosjen me armë gjahu të një kali në territorin e Parkut Kombëtar të Llogarasë.
Fillimisht dyshohej se ishin dëmtuar dy kuaj të një 46-vjeçari, por verifikimet zbuluan se ishte plagosur vetëm njëri prej tyre, të cilit i janë shkaktuar dëmtime nga arma e zjarrit.
Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi armën e gjahut në pronësi të të dyshuarit, e cila do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të mëtejshme. Hetimet për ngjarjen po vijojnë nën akuzën për “Keqtrajtimin e kafshëve”.