
Skuadre Liverpulit është kthyer sot në fushën e lojës për ndeshjen e parë të përgatitjeve për sezonin e ri, një miqësore me Preston që ka shërbyer edhe si një homazh për Diogo Zhota, sulmuesin portugez të ndarë nga jeta pak ditë më parë në një aksident automobilistik.
Tifozët e Liverpulit, por edhe ata të Preston, i kishin kushtuar një vëmendje të veçantë nderimeve për Zhota pa ashtu si skuadrat. Mbështetësit e dy skuadrave kishin fanella me numrin e lojtarit që u nda nga jeta bashkë me të vëllain, teksa kënduan së bashku kore për futbollistin.
Po ashtu, në momentin e hyrjes së skuadrave në fushë, u këndua e famshmja “You’ll never walk alone”, ndërsa kapiteni i Preston që vendosi një kurorë me lule para tribunës së tifozëve të Liveprulit në shenjë nderimi.
Më pas në stadium pllakosi heshtja në minutën e kujtimit të lojtarit, fanella e të cilit me numrin 20 është tërhequr përfundimisht nga klubi i Liverpulit në skuadrat e të gjitha niveleve./Panorama