Ka nisur protesta e thirrur nga Partia Demokratike, me dhjetëra mbështetës të opozitës që janë mbledhur fillimisht para selisë blu në Tiranë. Tubimi pritet të vijojë me një marshim drejt godinës së Kryeministrisë.

Situata para selisë së PD është shoqëruar me thirrje mbështetëse, ndërsa protestuesit janë organizuar për të nisur ecjen në bulevard.

Berisha mbërrin mes ovacionesh

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu ku është pritur me ovacione nga simpatizantët.

Ai pritet t’i bashkohet protestuesve në marshimin drejt Kryeministrisë, në një protestë që opozita e ka paralajmëruar prej ditësh.

Thirrje për pjesëmarrje masive

Pak orë para nisjes së tubimit, Berisha doli në një konferencë për shtyp duke bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve.

Një ditë më parë, lideri demokrat kishte ftuar gjithashtu edhe efektivët e policisë që t’i bashkoheshin protestës, duke rritur tonet politike përpara mobilizimit të sotëm.

Protesta vjen në një klimë të tensionuar politike, ndërsa mbetet për t’u parë si do të vijojë tubimi dhe nëse do të ketë zhvillime të tjera gjatë marshimit drejt qendrës së qeverisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu