Partia Socialiste ka nisur sot punimet e Asamblesë Kombëtare, ku pritet të zyrtarizohet qeveria e re pas zgjedhjeve të 2025-ës. Mbledhja po zhvillohet në Tiranë nën drejtimin e kryeministrit dhe kreut të PS, Edi Rama.

Në fund të fjalës së tij, kreu i qeverisë do të shpallë emrat e ministrave që do të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar.

Pas konstituimit të Kuvendit, Rama do të dorëzojë listën e ministrave te Presidenti Begaj, i cili ka 7 ditë kohë për dekretim.

Më pas, brenda 10 ditësh, dekretet dhe programi i qeverisë do të votohen në seancë plenare

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu