
KQZ njofton se Lista Paraprake e Zgjedhësve nga Jashtë është publikuar dhe mund të konsultohet në www.kqz.gov.al, ose në aplikacionin KQZ në iOS ose Play Store.
Vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të kësaj liste.
Këta zgjedhës kanë mundësinë, nga data 9 deri më 10 Mars 2025, të: Kërkojnë çregjistrimin nga lista e zgjedhësve nga jashtë, në rast se për arsye objektive gjykojnë se do të jenë në Republikën e Shqipërisë në ditën e zgjedhjeve më 11 Maj 2025.
Ribëjnë edhe një herë kërkesën, ata zgjedhës që kanë ndryshuar vendqëndrim pasi është miratuar kërkesa, duke saktësuar adresën e re së bashku me dokumentin provues të adresës.