
Primaret e 1 marsit shënuan edhe një pjesëmarrje rekord prej 50 mijë anëtarësh të PD që morën pjesë në votim, ndërsa numrin më të lartë të pjesëmarrjes e shënoi qarku i Tiranës me 13 mijë votues, i ndjekur nga Durrësi me mbi 4900 votues dhe Korca me mbi 4800.
Kjo është pjesëmarrja më e lartë që është shënuar në të gjitha proceset e brendshme të PD.
Koha YouTube Channel
Por kush janë kandidatët më të votuar të PD në rang qarku?
1.Në Shkodër, kryeson listën deputeti aktual Ramadan Likaj me 460 vota i ndjekur nga Gjetan Ndoji me 415 vota dhe i treti më i votuari Bardh Spahia me 395 vota.
2.Në Durrës, Igli Cara kryeson me 622 vota, i ndjekur me Manjola Lukun me 424 vota, dhe Aulon Kalaja 296 vota.
3.Në Fier, kryeson Eduart Sharka me 796 vota, i ndjekur nga Luan Baci 677 vota, dhe Elisabeta Rrethi me 492 vota.
4.Në Korcë, Bledion Nallbati ka marrë 1219 vota, i ndjekur nga Edmond Spaho me 691 vota dhe Lediana Alolli 394
5.Në Vlorë, kryeson Ina Zhupa me 765 vota, Atird Hoxha 488 dhe Manjola Nikolla 446 vota.
6.Në Berat kryeso Zija Ismaili me 1091 vota, ndjekur nga Ledion Mara me 306 vota, dhe Erion Dasho 238 vota
Në Lezhë kryeson Gjin Gjoni me 674 vota, i ndjekur nga Aleksandër Lala 438 vota dhe Elda Hoti me 394 vota.
8.Në Elbasan, më i votuari i demokratëve është Dashnor Sula me 538 vota, i ndjekur nga Blendi Himci me 513 vota dhe Ilirian Alliu 414 vota
9.Në Kukës, kryeson mjeku Shkelzen Ibra me 707 vota, i ndjekur nga Shkëlqim Shehu me 430 dhe Isuf Celaj me 410 vota
10.Në Dibër, kryeson Ilir Krosi me 378 vota, i ndjekur nga Denisa Vata me 369 vota, dhe Basir Collaku 246 vota
11.Në Gjirokastër, me 399 vota Alma Kore, Mariglen Memaliaj 368 dhe Arben Ristani 317 vota.
12- Në qarkun e Tiranës pas votimit është kjo rënditje:
1.Hysen Kadiu
2.Klevis Balliu,
3.Grigels Muçollari,
4.Ilir Alimehmeti
5-Jorida Tabaku
(vijon numërimi)
Ndërkohë kandidatët do të ketë një prag votash që do të përllogaritet sipas një formule mikse nga Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve elektorale në PD. Më të votuarit do të përfaqësojnë PD në zgedhjet parlanentate të 11 majit