Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga arresti shtëpiak. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë ditën e sotme (27 Shtator) vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha.
Me vendim të trupës gjykuese, ndaj Sali Berishës nuk ka asnjë masë tjetër sigurie.
“Sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë. Nga sot Sali Berisha është i lirë. Ndaj tij nuk ka asnjë masë tjetër sigurie”, tha avokati Genc Gjokutaj.
“Prokurori kërkoi që të lihej në fuqi masa “arrest shtëpie”,”– shtoi ai.