Fredi Beleri ka folur sot për mediat ndërkohë që fitoi lirinë me një vendim të Gjykatës së Fierit, kur i kishin mbetur vetëm 6 javë nga shlyerja e plotë e tij.
I pyetur nëse do të vijojë karrierën politike në Shqipëri dhe a do të jetë pjesë e garave zgjedhore, Beleri e pranoi se një gjë e tillë do të ndodhë.
“Sigurisht! Nëse Strasburgu me nxjerr të pafajshëm, sigurisht që do të kandidoj”, u shpreh ai.
Ai shtoi se do t’i drejtohet Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Vendimin e Gjykatës së Fierit, Beleri e konsideron si hapin e parë në rrugën e tij për të gjetur drejtësinë që pretendon./Balkanweb
yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu