
Reporterët pa Kufij kanë publikuar raportin për vitin 2025 të lirisë së medias. Shqipëria renditet në vendin e 80-të, një përmirësi me 19 vende krahasuar me një vit më parë, ku renditej në vendin e 99-të nga 180 vende në Indeksin e Përgjithshëm Global.
Megjithëse raporti tregon një përmirësim të klimës së përgjithshme, evidentohen problematika. Reporterët pa kufij thotë se ‘liria e shtypit dhe pavarësia e medias në vend kërcënohet nga konfliktet e interesit midis botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullim partiak’.
Në raport thuhet gjithashtu se edhe pse kushtetuta e vendit dhe angazhimet ligjore ndërkombëtare garantojnë lirinë e shtypit, mbrojtja e konfidencialitetit të burimeve është e pamjaftueshme. Një tjetër element që theksohet është se ‘gazetarët që hetojnë krimin dhe korrupsionin janë veçanërisht objektiva të kërcënimeve’./shqiptarja