
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin për të shprehur falenderimet për qytetarët, që i besuan një mandat të katërt Partisë Socialiste.
Në sheshin “Skënderbej”, Rama shprehur falenderime për bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
“Falënderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që unë vazhdoj të mos arrij ta mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit, Linda Ramën, mamanë e paepur të Zahos, nënën kryelartë të Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është shtylla që i mban të katërt këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Besoj se unë flas edhe në emrin tënd, duke falënderuar Zahon, i cili na rri ngjitur si bateri me energji diellore”, theksoi ai.