Ka lindur në “Mbretëresha Geraldinë” bebi me peshën më të madhe në 10 vitet e fundit në vendin tonë.

Ai është një bebe i shëndetshëm, ndërsa në gjendje të mirë është edhe nëna, e cila ka pasur një lindje natyrale. Pamjet i ka shpërndarë në rrjetet sociale vetë ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, me lejen e prindërve.

yacht hotel sarande

“Bebi me peshën më të madhe i lindur në 10 vitet e fundit, pranë SUOGJ ‘Mbretëresha Geraldinë’. Ky bebush ka lindur 6150 gr dhe ka ardhur në jetë nëpërmjet një lindjeje të suksesshme natyrale, falë stafit mjekësor. Mirënjohje nga  për stafin mjekësor dhe infermieror, pasi falë punës dhe përkushtimit të tyre nëna dhe bebi gëzojnë shëndet të plotë”, shkruan Koçiu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu