Skandali i daljes se tezave të provimeve kombëtare u përsërit edhe këtë vit. Dalja e testeve të provimit të Gjuhës së huaj dhe të Gjuhës Shqipe dhe të letërsisë, në minutat  e para të fillimit të provimit është pësimi më i keq që i ofrohet maturantëve në përmbyllje të shkollës së mesme,  është shfaqja më e shëmtuar që i ofrohet shoqërisë.

Barazia e të gjithë nxënësve në provim garantohet me ligji dhe është shkelur rregullisht nga ministria,  e cila nuk bën transparencë dhe nuk ndëshkon përgjegjësit për këtë skandal të radhës. Ministria e shndërron në normë dhe standard daljen e tezes dhe e bekon dështimin e maturës shtetërore përmes deklaratës se ‘’provimi po zhvillohet me standardet më të larta të sigurisë dhe transparencës në përputhje me rregulloren e Maturës shtetërore…’’.

Nuk ka shtet në rajon dhe në Europë që daljen e tezave të provimeve ta konsiderojë normale dhe të ndjehet krenar për ‘’përputhjen’’ mes rregullave të shkruar dhe zbatimit praktik.

Ministria e çarsimimit e përmbysi procesin e testeve të maturës shtetërorë, të organizimit e menaxhimit të testimeve, si dhe të vlerësimit të nxënësve, në vlerësime të pjekurisë  si të shpërndahet kopja, si të mashtrohet e të vidhet, duke u thënë maturantëve që fiton ai që shkel rregullat, ai që kopjon më shumë.

Ka ndodhur gjithçka prisnim- ligjësimi, riligjësimi i së amoralshmes dhe antietikes, riligjësimi i farsës së maturimit të nxënësve tanë.

Ja edhe një shtysë tjetër e fortë që nxënësit të largohen nga Shqipëria. A ka mësim-pësim më të keq se ky dështim, që nxënësit, ata më të mirët, ekselentët të rendin pas aplikimeve për t’u larguar nga universitet tona e për të studiuar jashtë!

Matura kombëtare edhe këtë vit certifikoi pjekurinë e shtetit për të vjedhur e mashtruar, certifikoi mungesën e plotë të përgjegjësisë për rezultate në arsim, ripohoi gremisjen e thellë të sistemit,  atë që ekspertët ndërkombëtarë e kanë theksuar prej vitesh, gremisje për të cilën ka punuar kjo parti shtet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu