Alarmi është lëshuar dhe në Iran pas konfirmimit të vrasjes së Hassan Nasrallah nga ushtria izraelite. Në këtë kontekst, burime iraniane i thanë Reuters se lideri suprem i vendit, Ali Khamenei, u dërgua në një vend të sigurt me siguri të shtuar, menjëherë pas njoftimeve zyrtare të IDF për Nasrallah.
Të njëjtat burime theksuan se Teherani është në kontakt me Hezbollahun dhe aleatët e tjerë në rajon për të përcaktuar hapin e rradhës pas vdekjes së Nasrallah.
Mediat shtetërore përcollën një deklaratë të Ali Khamenei, pas lajmit të vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Në të Khamenei shprehesj se: “Fati i këtij rajoni do të përcaktohet nga forcat e rezistencës, me Hezbollahun në ballë”.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu miratoi sulmin ajror ndaj kryeqytetit libanez Bejrut teksa ishte në Neë York për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe do të shkurtojë vizitën e tij për t’u kthyer në vendin e tij pas zhvillimeve të fundit, njoftoi kryeministria e Izraelit.
Sipas deklaratës, Netanyah ndryshoi orarin e kthimit nga SHBA-ja, ndërsa zyra e shtypit e kryeministrisë publikoi një fotografi të tij me telefon në atë që e quajti moment kur miratoi sulmin ajror në Bejrut.
Sipas raportimeve në shtypin izraelit, Netanyahu do të shkojë në kompleksin e Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv menjëherë pasi të arrijë në Izrael dhe do të zhvillojë takime “konsultimi për sigurinë”.
Ushtria izraelite kreu sulme ajrore në Bejrut dhe njoftoi bombardimin e selisë kryesore të Hezbollahut në rajonin Dahiye në jug të kryeqytetit libanez,
Shtypi izraelit pretendoi se Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, ishte gjithashtu në shënjestër të sulmit.