
Ish ministri i Albin Kurtit, Liburn Aliu është emëruar Drejtor i ri i Portit të Durrësit, raporton News24.
Aliu është emëruar drejtor me vendim të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Deri më tani këtë post e ka mbajtur Kreshnik Bajraktari, i cili u emërua në korrik 2024.
Dy muaj pas dorëheqjes nga posti e ministrit në detyrë të Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, Aliu, një prej figurave kryesore të Lëvizjes Vetëvendosjes është emëruar drejtor i Portit të Durrësit.
Liburn Aliu është njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes dhe për shumë vjet një nga njerëzit më të afërt të Albin Kurtit, kryetarit të LVV-së dhe kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Kosovës.
Ai shërbeu për më shumë se katër vjet si ministër i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2./Panorama







