Këtë të diel qytetarët Shqiptarë po u drejtohen kutive të votimit për të shprehur vullnetin e tyre, por nuk kanë munguar incidentet.

Disa raste të fotografimit të votës janë raportuar deri më tani.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në Librazhd.

Një qytetar i cili ka fotografuar votën, është pikasur nga komisionerët.

Megjithatë qytetari nuk e ka pranuar një gjë të tillë dhe ka tentuar të të dalë nga dritarja e qendrës së votimit.

Për këtë arsye për më tepër se 30 minuta në këtë qendër është ndërprerë votimi./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu