
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Bllokohet plotësisht aksi Librazhd–Pogradec, publikohen rrugët alternative
Elbasan – Pas bllokimit të plotë të aksit rrugor “Librazhd–Pogradec”, për shkak të situatës së rënduar të trafikut, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka bërë publike rrugët alternative për qarkullimin e mjeteve.
Rrugë alternative për autoveturat:
Maliq – Lozhan – Strelc – Gramsh – Elbasan
Qafë Thanë – Pogradec – Korçë – Leskovik – Përmet – Tepelenë
Rrugë alternative për mjetet e tonazhit të rëndë:
Pika doganore Qafë Thanë – Maqedoni – Pika doganore e Bllatës – Rruga e Arbërit
Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të bllokimit total të aksit, nuk lejohet kalimi i ambulancave, shërbimeve të policisë, zjarrfikësve dhe as i këmbësorëve.
Policia Rrugore ndodhet në terren për orientimin e drejtuesve të mjeteve dhe monitorimin e situatës, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e dhëna nga efektivët.
Për çdo emergjencë, qytetarët mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.






