Lushnjarët e nisën mbarë fazën e dytë, ku mposhtën Korabin në shifrat 3-1 në “Roza Haxhiu”. Me këtë fitore , të besuarit e trajnerit Erion Xhafa shkuan në kuotën e 15 pikëve. Pas 12 javëve, skuadra e drejtuar nga trajneri i ri Erion Xhafa ndodhet në vendin e shtatë, me pikë të barabarta me Apoloninë dhe Pogradecin.

Vetëm në sajë të golavarazhit, janë jashtë zonës së “play off”-it. Në dy fitoret e fundit me përmasa spektakolare, padyshim që kanë lënë “shenjë” edhe golat e liberianit Xherrison Uilli. Ka qenë njeriu që dyfishon shifrat, por ama, golat kanë qenë njëri më i bukur se tjetri. Gola që kanë zbukuruar stadiumin “Roza Haxhiu” dhe kanë mahnitur tifozët e Lushnjës në tribuna. Në një prononcim për “Panorama Sport”, liberiani Xherrison, që luan sezonin e dytë radhazi te verdhejeshilët tregon sekretet e golave spektakolar. “Gjithçka ka të bëjë me punën e palodhur, vendosmërinë dhe mosdorëzimin.

yacht hotel sarande

Ndihma e stafit në stërvitje dhe shokëve të skuadrës më motivojnë dhe më bëjnë që të punoj edhe më shumë. Është e vërtetë që kam shënuar dy gola shumë të bukur dhe të ngjashëm, por do të veçoja si më të bukurin golin ndaj Korabit. Trajneri Xhafa? Trajneri dëshiron që unë të punoj më shumë, në mënyrë që të shënoj gola sa më të bukur. Golat ua dedikoj tifozëve të mrekullueshëm të Lushnjës, stafit të skuadrës, shokëve të ekipi, si dhe të fejuarës sime. Mendoj se po bëjmë përparime si ekip dhe duam të bëjnë krenarë tifozët e këtij qyteti. Ne do të vazhdojmë të punojmë më shumë për ta arritur këtë. Sigurisht që ne jemi pretendentë për zonën “play-off” dhe protagonistë të kampionatit. Për momentin vetëm golavarazhi na ndan me vendin e gjashtë”, deklaroi për gazetën mesfushori liberian i Lushnjës, Xherrison Uilli./panorama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu