Lezhë, 4 maj — Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në Lezhë, ku dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të majtë u mblodhën për të dhënë mesazhin final para zgjedhjeve të 11 majit.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se Lezha ka qenë gjithmonë një bastion i zhvillimit dhe i progresit, dhe kërkoi një mandat të fortë për të vijuar reformat.

“Ne nuk kërkojmë votën për karriget tona, por për Shqipërinë që duam. Lezha është shembull i një komuniteti që e di se rruga përpara është me punë, jo me fjalë boshe,” deklaroi Rama.

Ai u ndal edhe te kritikat ndaj opozitës, duke thënë se “ata që sot bëjnë premtime boshe janë të njëjtët që dje lanë pas një Shqipëri të rrënuar”.

Kryeministri shtoi se më 11 maj qytetarët kanë një zgjedhje të qartë: “Të vazhdojmë së bashku rrugën e reformave, apo të kthehemi pas te sherrnaja e vjetër. Unë besoj te Lezha, besoj te qytetarët e saj, që do të tregojnë se janë gati për hapin tjetër përpara.”

 

Në takim morën pjesë edhe kandidatët lokalë të PS-së, të cilët u zotuan se do të jenë gjithnjë pranë halleve të komunitetit dhe do të punojnë për të sjellë investime të reja në zonë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu