
Dy të rinj nga Kosova kanë rënë në prangat e Policisë së Lezhës, disa orë pas një vjedhjeje të ndodhur gjatë natës në një tabakino, në aksin rrugor Milot–Lezhë.
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve policore, u bë e mundur identifikimi, lokalizimi dhe ndalimi i autorëve të dyshuar, të cilët po tentonin të largoheshin drejt Malit të Zi me automjetin që përdorën për kryerjen e vjedhjes.
Në pranga ranë shtetasit:
A. S., 18 vjeç
T. I., 18 vjeç, të dy banues në Kosovë.
Nga hetimet e para, dyshohet se ata kanë vjedhur produkte të ndryshme në tabakino, ndërsa automjeti i përdorur për ngjarjen është sekuestruar si provë materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme ligjore.
View this post on Instagram