Dy shtetas, bashkëshortë, janë arrestuar nga Policia e Lezhës pasi kanë dhënë dëshmi të rreme gjatë një seance gjyqësore që lidhej me një vrasje të ndodhur në vitin 1997 në Mirditë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vunë në pranga shtetasit V. P., 53 vjeçe, dhe A. P., 57 vjeç, banues në Lezhë, të cilët akuzohen për veprën penale “Dëshmia e rreme”.

Nga hetimet ka rezultuar se gjatë një procesi gjyqësor në Gjykatën e Lezhës, dy të arrestuarit kanë dhënë dëshmi që bien në kundërshtim me deklaratat e mëparshme, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Rrasfik, Mirditë, ku në vitin 1997, Gj. L. (vëllai i shtetases V. P.) vrau me armë zjarri motrën dhe bashkëshortin e saj, pas një konflikti për motive të dobëta.

Autori i kësaj ngjarjeje po vuan aktualisht dënimin me burgim të përjetshëm për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu