
Shqipëria është eliminuar në gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit, pasi u mposht me rezultatin 2-1 nga Polonia në Varshavë, duke i dhënë fund rrugëtimit drejt kualifikimit.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me vendasit që rrezikuan fillimisht me Lewandowskin, ndërsa kuqezinjtë u përgjigjën me kundërsulme të rrezikshme. Në fundin e pjesës së parë, një gafë në mbrojtjen polake u shfrytëzua nga Arbër Hoxha, i cili dribloi portierin dhe realizoi golin e avantazhit për Shqipërinë.
Në pjesën e dytë, Polonia rriti ndjeshëm presionin dhe arriti të barazojë me Lewandowskin pas një goditjeje këndi. Më pas ishte Zielinski që përmbysi rezultatin me një goditje nga distanca, duke vulosur fitoren e vendasve.
Në krahun tjetër, Kosova arriti një fitore spektakolare 3-4 ndaj Sllovakisë dhe do të përballet me Turqinë në finale për një vend në Botëror.






