Në Expo-n e Osaka 2025, Japonia ka prezantuar një risi futuristike: kapsulën “lavatriçja njerëzore” Mirai Ningen Sentakuki, e cila në vetëm 15 minuta pastron dhe than trupin.

Pajisja, e realizuar nga kompania Science Co., ngjan me një kabinë futuristike ku përdoruesi futet për të kryer një cikël të plotë larjeje dhe relaksi.

Teknologjia funksionon me ujë të ngrohtë dhe mikro-flluska ultrasonike që heqin papastërtitë dhe bakteret pa përdorur sapun, ndërsa sensorët e integruar matin rrahjet e zemrës dhe nivelin e stresit, duke rregulluar temperaturën dhe presionin.

Inteligjenca artificiale shton eksperiencën duke gjurmuar gjendjen emocionale dhe duke projektuar imazhe e tinguj relaksues.

Cikli përfshin shpëlarje, larje dhe tharje me ajër të ngrohtë dhe rreze infra të kuqe. Ideja është një rikthim i një projekti të vitit 1970, kur kompania Sanyo prezantoi “Ultrasonic Bath” në të njëjtën Expo. Këtë herë, ëndrra është bërë realitet: guvernatori i Osaka-s e ka testuar prototipin, duke e cilësuar “të këndshëm dhe relaksues”.

Kjo pajisje nuk është vetëm një kuriozitet teknologjik, por edhe një zgjidhje praktike që mund të përdoret në spitale, shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe banesa private, duke ofruar ndihmë për personat me lëvizshmëri të kufizuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu