Një burrë 43-vjeçar u qëllua për vdekje nga policia në Las Vegas pasi telefonoi 911 për ndihmë ndërsa përballej me një person që kishte hyrë në banesën e tij. Tani, familja e Brandon Durham, përfshirë vajzën e tij 15-vjeçare, e cila ishte fshehur në një nga dhomat, kanë kërkuar që oficeri të shkarkohet. Vajza adoleshente e Durham tha se ishte “e neveritur” me policinë e Las Vegasit pasi ata e trajtuan atë si “të dyshuarin” jo “viktimën”.
Një avokat i oficerit që qëlloi z. Durham, Alexander Bookman, tha se ai nuk kreu asnjë krim. Departamenti i Policisë Metropolitane të Las Vegas tha se z. Bookman, 26 vjeç, kishte marrë masë administrative me pagesë ndërsa ata kryenin një shqyrtim të brendshëm të incidentit të 12 nëntorit.
Durham kishte telefonuar 911 për të raportuar se dy persona po qëllonin jashtë banesës së tij ndërsa përpiqeshin të hynin brenda, tha policia. Oficerët duke iu përgjigjur raportimit gjetën makina me xhama të thyer jashtë banesës.
Ata gjithashtu vunë re dëmtime në banesë dhe dëgjuan të bërtitura nga brenda, tha policia, cka bëri që z. Bookman të shembte derën e përparme për të hyrë.
Pamjet e kamerave të trupit të publikuara nga policia tregojnë z. Bookman duke ecur nëpër shtëpi me armën gati për të qëlluar, ndërsa dëgjohen ulërimat dhe përplasjet.
Duke kthyer cepin e një korridori në formë L, oficeri gjen z. Durham pa këmishë duke luftuar me një thikë me një grua që mbante një maskë skish, e identifikuar më vonë si 31-vjeçarja Alejandra Boudreaux.
Z. Bookman bërtet, “hej, hidhe thikën, hidhe thikën”, disa sekonda përpara se të qëllonte z. Durham cka rrëzoi atë dhe zonjën Boudreaux në tokë. Z. Bookman më pas qëllon dhe 5 herë të tjera në drejtim të Durham dhe thotë “ngri duart lart”, sic tregohet në pamjet e kamerave të publikuara nga policia.
Z. Durham u shpall i vdekur në vendngjarje. Zonja Boudreaux u arrestua dhe mbi të rëndojnë katër akuza, përfshirë hyrje të paligjshme në në banesë dhe zotërim të një arme vdekjeprurëse.
“Jam e neveritur se si Policia Metropolitane i tha babait tim, pasi e vrau, të qëndronte përtokë”, tha vajza e Durham për mediat lokale. “Jam i neveritur që Policia Metropolitane më detyroi të jetoj pa baba për pjesën tjetër të jetës sime”.
Avokati i familjes ka kërkuar një urdhër arresti të menjëhershëm për z. Bookman.
“Ndryshe nga një çështje civile, në të cilën bëhet fjalë për neglizhencën e një individi, çështjet penale kërkojnë prova të qëllimit kriminal të një personi”, tha në një deklaratë për CNN, David Roger, këshilltar i përgjithshëm për Shoqatën Mbrojtëse të Policisë në Las Vegas. “Ndërsa vdekja e zotit Durham është tragjike, oficeri Bookman po bënte punën e tij dhe nuk kishte ndërmend të kryente një krim.”

Duke cituar një raport të policisë, mediat lokale të lajmeve thanë se zoti Durham dhe zonja Boudreaux ishin më parë në një lidhje romantike. Ndihmës Sherifi Dori Koren tha se policia nuk gjeti armë në vendngjarje, pavarësisht raportimeve të shumta për të shtëna.
Incidenti solli përsëri në qendër të vëmendjes incidentet me armë nga ana e policisë, në një kohë kur departamenti i drejtësisë hapi një hetim për vdekjen e Sonya Massey, e cila u qëllua për vdekje në korrik nga një oficer brenda shtëpisë së saj në Illinois./bbc

yacht hotel sarande

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu