Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale lidhur me dhunën në protestën e PD, duke e cilësuar qeverinë si një kërcënim për atdheun dhe duke bërë thirrje për vijimin e protestave masive.

Në një postim të publikuar në Facebook, Lapaj shprehet se ajo që ai e quan “narko-regjim” po përdor dhunë të disproporcionuar ndaj qytetarëve, ndërsa, sipas tij, vjedhja dhe korrupsioni nuk mund të mbrohen me gaz lotsjellës dhe arrestime.

“Narko-regjimi që na vjedh është tashmë kërcënim për atdheun. Ata duhen ndalur. Disproporcionaliteti i dhunës së tyre ndaj njerëzve çdo ditë e më shumë po del në pah”, shkruan Lapaj.

Ai thekson se, sipas tij, ata që vjedhin nuk mund njëkohësisht të ushtrojnë dhunë ndaj qytetarëve, duke e cilësuar këtë situatë si të patolerueshme.

“Edhe hajdut, edhe të dhunojnë – kjo nuk mund të tolerohet më”, shton ai.

Në përfundim, Adriatik Lapaj u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në protestën e radhës, të paralajmëruar për 31 janar, ora 18:00, duke theksuar se protestat nuk duhet të ndalen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu