Kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet, Adriatik LapajAdriatik Lapaj, ka denoncuar tensione dhe tentativa intimidimi gjatë protestës së fundit, duke deklaruar se persona të veshur civilë dhe me kapuç fotografonin qytetarët. Në një intervistë për News24, Lapaj tha se kjo sjellje synonte frikësimin e protestuesve dhe e krahasoi me “metodat e ish-Sigurimit të Shtetit”.

Sipas tij, ndërsa policia me uniformë vepron hapur dhe pa u fshehur, prania e civilëve që filmonin dhe fotografonin qytetarët është e pashpjegueshme dhe e rrezikshme. “Policinë nuk e prek njeri, por kur vjen ai me kapuç, nuk e di kush është dhe çfarë qëllimi ka. Qëllimi ishte intimidimi,” u shpreh Lapaj.

Ai theksoi se strategjia e protestave do të mbetet paqësore dhe e bazuar vetëm te qëndresa qytetare. Lapaj njoftoi se protesta e radhës do të zhvillohet pas dy javësh, duke u bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive. “Hajde të bëhemi 20–30 mijë qytetarë, ta rrethojmë dhe të ikim. Kjo është demokracia,” tha ai.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu