
Kortezhi me arkëmortin e Papa Françeskut është nisur drejt bazilikës Santa Maria Maggiore, ku edhe do të prehet. Ky ishte amaneti i fundit i Papës.
Për arsye sigurie janë vendosur barriera në momentin që do të kalojë kortezhi. Tre mijë vullnetarë janë në veprim për të siguruar drejtim, ndihmë mjekësore apo ujë për qytetarët.
Sa i përket varrimit, nuk do të jetë i hapur për publikun. Rruga për në Kishën ku do të varroset Papa, do të kalojë mes për mes Romës.