Shannen Doherty , e njohur për rolet e saj në serialin jashtëzakonisht popullor “Beverly Hills, 90210” dhe në  “Charmed”, ka vdekur pasi u diagnostikua me kancer gjiri në 2015. Ajo ishte 53 vjeç.

yacht hotel sarande

“Me zemër të thyer konfirmoj ndarjen nga jeta të aktores Shannen Doherty. Të shtunën, më 13 korrik, ajo humbi betejën e saj me kancerin pas shumë vitesh duke luftuar sëmundjen”, tha publicisti i Doherty, Leslie Sloane në një deklaratë për People.

Doherty u bë e famshme në vitin 1990 si brunja simpatike Brenda Walsh në “Beverly Hills, 90210” të Fox. Së bashku me vëllain e saj binjak Brandon, të luajtur nga Jason Priestly, Walsh-ët ishin familja klasike që  ishte zhvendosur nga Minesota në Beverly Hills dhe vazhdimisht mahniteshin me veprimet e fëmijëve të pasur të LA.

Në vitin 2019 vdiq në moshën 52-vjeçare edhe Luke Perry i cili pësoi një iktus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu