Është ulëritëse se si rrjetet sociale në Shqipëri në këto momente, por jo vetëm, janë të mbushura me fenomene që transmetojnë vetëm antivlera dhe në shumë pak profile shikon shqetësime reale, apo vepra pozitive që na motivojnë për një të nesërme më të mirë.

Nuk ka kaluar shumë kohë, kur me duar të ngrira transmetuam lajmin se disa persona po protestonin për një person në Big Brother, me pretekstin se produksioni po i bënte padrejtësi.

yacht hotel sarande

E themi me duar të ngrira sepse presim dita-ditës të transmetojmë protesta të qytetarëve për çmimin e ujit, çmimin e energjisë, shpopullimin e vendit, arsimin e dështuar, rritjen e rrogave, uljen e qirave, rënien e sigurisë apo për ‘shporrjen’ e qeveritarëve të korruptuar.

Sot, sërish, si gati dy vite më parë, po me duar të ngrira, me keqardhje të madhe ju themi se u “çmendëm” sërish. Nesër në orën 14:00, është bërë thirrje që të protestohet sërish, por këtë herë për një person tjetër në Big-Brother.

Ndryshe nga hera e parë, nesër pritet që në protestë të jenë edhe shqiptarë të Kosovës./JOQ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu