Keqinformimi është në rritje. Si vepron ai? Duke e kuptuar më mirë, mund ta luftojmë më mirë, shkruan The Economist

Në janar 2024, në prag të zgjedhjeve në Tajvan, në platformat sociale si YouTube, Instagram, X dhe të tjera, u shfaqën me qindra postime dhe video me titull “Historia sekrete e Tsai Ing-wen”.Prezantuesit e lajmeve, që flisnin në gjuhën angleze dhe kineze, hodhën një sërë akuzash të rreme për zonjën Tsai, presidenten në largim, dhe partinë e saj.

yacht hotel sarande

Shembuj

Ditën e zgjedhjeve, më 13 janar, nisi të qarkullonte në internet një videoklip ku Terry Gou, një kandidat që kishte hequr dorë nga gara në nëntor, shpallte mbështetjen për kandidatin e partisë KMY, që është miqësore me Kinën (në fakt, zoti Gou nuk ka dhënë asnjë mbështetje të tillë).

 

Këto video me siguri janë krijuar duke përdorur Inteligjencën Artificiale, dhe janë postuar nga grupe propagandistike të mbështetura nga shteti kinez, të njohura me emrat Spamouflage, Dragonbridge dhe Storm-1376.

Raporti

Në një raport të lëshuar më 5 prill, ekipi i Inteligjencës së Kërcënimeve në Microsoft, tha se kjo ishte hera e parë që një shtet po përdorte materiale të krijuara me Inteligjencë Artificiale, për të ndikuar në zgjedhjet e huaja.

CAPCUT

Prezantuesit e lajmeve në video janë krijuar duke përdorur aplikacionin CapCut, i prodhuar nga ByteDance, që është kompania kineze e cila zotëron aplikacionin TikTok.

 

Në kulmin e popullaritetit, videot po shpërndaheshin rreth 100 herë në minutë, por u gjetën me shpejtësi dhe u hoqën nga rrjeti. Në përgjithësi, janë parë nga pak njerëz.

 

Por ka shumë mundësi që Kina ta përdorë Tajvanin si një vend prove për planet që ka në mendje në të ardhmen, tha një zyrtar tajvanez për gazetën Taipei Times.

 

Zgjedhjet e Tajvanit janë një shenjë e gjërave që do të vijnë në të ardhmen, sepse Inteligjenca Artificiale po rrit keqinformimin (që nënkupton të dhëna të sajuara me synimin për të mashtruar dhe përhapur propagandë).

  • Keqinformimi

Mediat sociale të vendit janë përmbytur me një nga nivelet më të larta në botë të keqinformimit që vijnë nga qeveritë e huaja (shih grafikun). Mediat sociale amerikane po vuajnë gjithashtu nga kjo dukuri.

Llogaritë përhapëse zakonisht krijojnë popullaritet duke postuar për futbollin ose duke shfaqur gra të zbuluara. “Pastaj e ndryshojnë natyrën e postimeve”, thotë zoti Khan.

Fillojnë të shpërndajnë informacionet e rreme nga “mbjellësit”, duke ripostuar përmbajtjen e tyre.

Raporti nga Meta në nëntor 2023, vuri në dukje se llogaritë kineze funksiononin në më shumë se 50 platforma online “dhe kryesisht krijonin përmbajtje nëpër forume si Medium, Reddit dhe Quora, përpara se ta shpërndanin atë përmbajtje në platformat e tjera kryesore”përgjithmonë”.

 

Renée DiResta që studion mënyrën e përhapjes së informacionit në Universitetin Stanford është më pak e bindur. Mjetet e sotme të zbulimit mund të funksionojnë mjaft mirë në një mjedis të kontrolluar, kur ka mjaftueshëm kohë për të bërë një vlerësim, thotë ajo.

 

Por kur duhen bërë gjykime të shpejta aty për aty, “nuk mendoj se mjetet mbrojtëse janë në nivelin e duhur”. Për më tepër, ajo vëren se ka një problem shumë më të thellë.

 

Edhe nëse mediat me synime mashtruese mund të zbulohen me saktësi të përsosur, jo të gjithë do të besojnë se një video e rreme është me gjithë mend e rreme.

Ajo jep si shembull videoklipet e rreme që u bënë virale pak kohë para zgjedhjeve në Sllovaki në shtator 2023, ku një politikan gjasme bisedonte me një gazetar për manipulimin e zgjedhjeve. Më vonë politikani në fjalë i humbi zgjedhjet.

Njerëzit shpesh këmbëngulin që të besojnë ato fakte që pëlqejnë dhe i bëjnë qëndresë kontrollit të informacionit”, thotë ajo. Kjo do të thotë se luftimi i keqinformimit do të kërkojë shumë më tepër sesa thjesht teknologji. Monitor.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu