Trump u rrëzua pasi u dëgjua zhurma dhe u shoqërua në autokolonën e tij nga agjentë të armatosur. Ish-presidenti kishte gjak të dukshëm në veshin e tij të djathtë e që i rridhte në faqe. Shërbimet sekrete bëjnë me dije se ish-presidenti është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur gjatë tubimit në Butler, Pensilvani por në video ai kap veshin papritur teksa ishte duke folur e më pas u pa gjaku të rrjedhë. Të shtënat vazhdonin edhe gjatë kohës që agjentët e kishin mbuluar me trup ish presidentin në skenë. Zëdhënësi Steven Cheung tha se Donald Trump po kontrollohet nga mjekët por se ai është mirë.
lajm në përditësim