
Vatikan – Nga oxhaku i Kapelës Sistine është ngritur pak minuta më parë tymi i bardhë, duke sinjalizuar zyrtarisht zgjedhjen e Papës së ri nga Konklava e Kardinalëve. Siç e do tradita shekullore, emri i Papës do të bëhet i ditur vetëm pasi ai të shfaqet në ballkonin kryesor të Bazilikës së Shën Pjetrit, ku do të japë bekimin e tij të parë “Urbi et Orbi”.
Qindra mijëra besimtarë dhe vizitorë janë mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, duke pritur me emocion dhe lutje këtë moment historik. Këmbanat e Bazilikës kanë nisur të bien, ndërsa turma ka shpërthyer në brohorima sapo pa tymin e bardhë që ngrihej mbi Vatikan.
Emri i Papës së ri dhe emri që ai ka zgjedhur për papatin e tij do të shpallen së shpejti, kur do të dalë në ballkon dhe do të shpallet: “Habemus Papam!”