Një autobus linje ka marrë flakë sot në mesditë. Pamjet që janë dërguar në redaksinë e AIA.AL tregojnë pjesën e pasme të autobusit me tym të zi, ku me gjasë ka pësuar një defekt në motor.

Ngjarja ka ndodhur pranë Ministrisë së Jashtme dhe në autobus kanë qenë duke udhëtuar disa pasagjerë, të cilët kanë dalë jashtë menjëherë.

Asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime, ndërsa ky incident ka shkaktuar bllokim të trafikut në zonë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu