
Gjyqtari i GJKKO, Erion Bani konfirmoi masën e sigurisë për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, pas një seance maratonë që ka nisur prej mëngjesit.
Ai konfirmoi vendimin e mëparshëm të GJKKO për arrest me burg për Erion Veliaj që akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Mësohet se ai transferohet sonte në burgun e Durrësit. Në burg mbetet edhe biznesmeni Elman Abule.
Lehtësohet masa për Ajola Xoxen, në detyrim paraqitje. Ajo akuzohet perveçse për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, edhe për fshehje pasurie.
Ai u përcoll nga dhjetëra mbështetës që bllokuan për disa minuta derën e GJKKO dhe automjetin duke thirrur:Lali, Lali!
Vendimi i plotë:
1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 11.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Marrjen në
pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit
personal të vendosur për personat nën hetim Erion Vliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule,
Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha me vendimin
Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit me karakter
shtrëngues të vendosur ndaj këtyre shtetasve”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, vendosi:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7,
datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar.
2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” caktuar ndaj
personit nën hetim Ajola Xoxa me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës
së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me
masën e sigurimit personal “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u
paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga nenet 233 dhe 234 i
K.Pr.Penale.
3. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa që të paraqitet para oficerëve të
policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të çdo
muaj, ora 11:00.
4. Urdhërohet personi nën hetim Ajola Xoxa të mos largohet nga territori i
Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës, në referim të nenit 233 pika
1 të K.Pr.Penale “Ndalimi i daljes jashtë shtetit”.
5. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe dokumenteve të tjerë identifikues të vlefshme
për daljen jashtë shtetit, për personin nën hetim Ajola Xoxa.
6. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i
K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 7,
datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
Krimin e Organizuar.
7. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën
hetim Gentjan Sula me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme
të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë ndryshim:
8. Urdhërohet personi nën hetim Gentjan Sula që të paraqitet para oficerëve të
policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt
të çdo muaj, ora 14:00.
9. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën
hetim Meriman Palushi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë
ndryshim:
10. Urdhërohet personi nën hetim Meriman Palushi që të paraqitet para oficerëve të
policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të katërt
të çdo muaj, ora 14:30.
11. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën
hetim Fatmir Bektashi me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë
ndryshim:
12. Urdhërohet personi nën hetim Fatmir Bektashi që të paraqitet para oficerëve të
policisë gjyqësore A.H, S.G, Z. R.N dhe B.K, të Premten e parë dhe të tretë të
çdo muaj, ora 11:15.
13. Vazhdimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë
gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën
hetim Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me këtë
ndryshim:
14. Urdhërohet personi nën hetim Shkëlqim Fusha që të paraqitet para oficerëve të
policisë gjyqësore A.H, S.G, R.N dhe B.K, të Enjten e parë dhe të katërt të çdo
muaj, ora 14:30.
15. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
16. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky
afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.