Seksioni i imigracionit në gjykatën e Romës nuk vlerësoi të ligjshëm ndalimin e emigrantëve brenda qendrës së paraburgimit italian në Gjader në Shqipëri. Masa u urdhërua për 12 të huajt nga selia e policisë së Romës më 17 tetor, të cilët janë pjesë e 16 emigrantëve (dhjetë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti) të transportuar drejt Shqipërisë drejt CPR Gjader nga anija Libra e Marinës Italiane.

12 azilkërkuesit pritet të rikthehen në Itali: si pasojë e dispozitës nuk mund të qëndrojnë në ambiente, por as të lihen të lirë në territorin shqiptar.

yacht hotel sarande

“Dy vendet nga vijnë emigrantët, Bangladeshi dhe Egjipti, nuk janë të sigurta edhe në dritën e vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë”, shkruajnë gjyqtarët e Romës. Sipas të cilëve gjendja e lirisë mund të rifitohet vetëm me kthimin e tyre në Itali

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu