Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme.

Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.

Kryebashkiaku Veliaj ndodhej në ambientet Bashkisë Tiranë dhe u shoqërua nga agjentët e BKH-së.

SPAK ndërkohë ka kërkuar dhe arrest shtëpie për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.

Pritej që Erion Veliaj të dërgohej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por mësohet se është shoqëruar në Bllokun e Sigurisë tek “Mine Peza”.

 

 

Gjithashtu është lëshuar urdhër arresti për bashkëshorten e kryebashkiakut, Ajola Xoxa.

Ndaj saj është caktuar masë sigurie “arrest shtëpie”, por mësohet se Ajola Xoxa ndodhet jashtë vendit.

Bashkëshortja e kryebashkiakut rezulton se ka dalë jashtë Shqipërisë më datën 8 Shkurt dhe ka udhëtuar drejt Romës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu