
Lady Gaga ka triumfuar në listën e nominimeve për MTV Video Music Awards 2025, duke i dhënë fund dominimit disa-vjeçar të Taylor Swift.
Gaga kryeson me 12 nominime, përfshirë ato për Këngën më të Mirë, Videon më të Mirë, dhe Albumin më të Mirë. Ajo është gjithashtu e nominuar në kategori teknike si Regjia më e Mirë, Koreografia, Montazhi, dhe Efektet Vizuale.
Në kategorinë prestigjioze Artisti i Vitit, Gaga do të përballet me emra të mëdhenj të muzikës botërore si Bad Bunny, Kendrick Lamar, Morgan Wallen, The Weeknd, si dhe me dy ikonat e popit, Beyoncé dhe Taylor Swift.
Beyoncé dhe Taylor Swift janë aktualisht të barabarta në historinë e këtyre çmimeve, secila me 30 trofe, një rekord absolut për MTV VMA.
Të dyja janë nominuar vetëm në kategorinë “Artisti i Vitit” këtë vit dhe fitorja e njërës prej tyre do ta shpallte automatikisht si artisten më të vlerësuar ndonjëherë në historinë e çmimeve MTV Video Music Awards./panorama