Dasma madhështore e Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez në Venecia është kthyer në një spektakël të vërtetë, ku morën pjesë emra të njohur të Hollywood-it dhe botës së showbiz-it, duke e bërë këtë event të ngjante me një “Met Gala” evropiane.

Mes vëmendjes së madhe, një nga personazhet që u gjend në qendër të syrit publik ishte Kylie Jenner. 27-vjeçarja, biznesmene dhe ikonë e rrjeteve sociale, u fotografua teksa hipte në një taksi uji drejt ceremonisë, duke mbajtur një fustan që ngjante i bardhë – një gabim i madh në kodin tradicional të veshjes së një dasme.

Fustani korse i Kylie-t, me dekolte të theksuar dhe fjongo të vogla të zeza në rripa, krijoi iluzionin e një fustani të bardhë, veçanërisht nën dritën e fortë. Megjithatë, me një vështrim më të afërt, rezultoi se veshja ishte në ngjyrë blu të çelët me nuanca argjendi, por që në foto dukej si e bardhë.

Zgjedhja e saj ka ngjallur reagime të shumta, pasi në traditën e dasmave, e bardha është një ngjyrë e rezervuar vetëm për nusen, dhe ftesat zakonisht këshillojnë që të shmangen edhe nuancat që mund të ngatërrohen me të.

Pavarësisht gjithçkaje, Kylie dukej e qeshur dhe pa shqetësim, ndërsa shkëlqente mes të ftuarve VIP, por nuk dihet ende si e priti Lauren këtë zgjedhje kaq të guximshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu