Seanca plenare e sotme në Kuvend u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës, teksa në rend dite ishin dy nga çështjet më të rëndësishme politike: Reforma Zgjedhore dhe Reforma Territoriale.

Pas miratimit të pikave të para të rendit të ditës me 73 vota të shumicës parlamentare të PS-së, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi kalimin në shqyrtimin e Reformës Zgjedhore. Opozita kundërshtoi menjëherë, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pyeti deputetët për dakordësinë.

Balla më pas i kërkoi Peleshit që kjo pikë të shtyhej për në seancën e ardhshme më 30 tetor, duke theksuar se dakordësia ishte arritur më herët, por për shkak të kundërshtimit të opozitës, PS pranonte shtyrjen.

E njëjta situatë u përsërit edhe për Reformën Territoriale. Opozita u shpreh kundër, ndërsa Balla deklaroi se PS ishte e gatshme të pranonte të gjitha amendamentet e dorëzuara nga PD në Kuvend dhe të kalonte në votim. Megjithatë, deputetët demokratë vijuan kundërshtimin.

Balla theksoi se, meqë opozita nuk ishte ende e qartë, edhe kjo pikë të shtyhej për në datën 30 tetor.

Në përfundim të votimit, me 73 vota kundër të PS-së dhe 37 vota pro të opozitës, u vendos shtyrja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu