Parlamenti ka rrëzuar sot kërkesën e Partisë Demokratike për të hequr nga rendi i ditës pikën që parashikonte shqyrtimin dhe votimin e Avokatit të Popullit. Me 77 vota kundër dhe vetëm 30 vota pro, shumica parlamentare konfirmoi se procesi do të vijojë sipas kalendarit të parashikuar.

Debati u shoqërua me kundërshtime nga opozita, e cila kërkoi të shtyjë procedurën pas tërheqjes së disa nënshkrimeve të deputetëve të saj. Megjithatë, mazhoranca argumentoi se nënshkrimet nuk mund të tërhiqen pas mbylljes së afatit ligjor dhe se Kuvendi duhet të respektojë procedurën e nisur.

Me këtë vendim, Kuvendi i hap rrugën vijimit të shqyrtimit të kandidaturave për postin e Avokatit të Popullit, një nga institucionet kryesore të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve në vend. Votimi përfundimtar pritet të zhvillohet sipas rendit të miratuar të ditës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu