
Kuvendi i Shqipërisë nisi sot zyrtarisht punimet e sesionit të dytë të legjislaturës së 11-të. Pak përpara seancës plenare, u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u diskutua kalendari dhe programi i punimeve parlamentare për javët në vijim.
Ashtu siç pritej, seanca u shoqërua me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, veçanërisht lidhur me prezencën e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në sallën plenare. Përplasjet çuan në ndërprerjen e punimeve, duke bërë që seanca të zgjasë vetëm rreth 30 minuta.
View this post on Instagram
Pas mbylljes së punimeve të seancës së parë parlamentare për këtë vit, jashtë kuvendit, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kritikoi sjelljen e kryeparlamentrit që sipas tij e ka bunkerizuar kuvendin duke lejuar praninë e zvkryeministres Belinda Ballukut në seancë.
“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, dënoj sjelljen e kryetarit të kuvendit që ka zyrtarizuar bunkerizimin e kuvendit në emër të të korruptuarve dhe dënoj provokimin e urdhëruar nga Edi Rama, që në vend që Balluku sipas kërkesës së SPAK të jetë në burg, vjen e ulet në sallë sikur ska ndodhur asgjë.
Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë streha e të korruptuarve. Duhet ti shërbejë interesit të popullit” tha Bardhi.
Gazment Bardhi: Dua në emër të grupit të PD të dënoj sjelljen e kreut të Kuvendi që ka zyrtarizuar bunkerizimin e Kuvendit dhe të dënoj provokimin e urdhëruar nga Edi Rama që në vend që Belinda Balluku të ishte në burg vjen dhe ulet sikur nuk ka ndodhur gjë në pozicionin e nr 2.






