
Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën “Për pafajësinë e udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, duke riafirmuar qëndrimin institucional në mbështetje të luftës çlirimtare dhe kundërshtimin ndaj akuzave të ngritura nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në ushtrimin e kompetencave dhe rolit të saj, shpreh shqetësimin e thellë për kërkesën përfundimatare ndaj drejtuesve të UÇK-së, Thaçit, Krasniqi, Veselit e Selimit. Theksojmë se UÇK ishte një lëvizje legjitime që luftoi për liri e dinjitet në përputhje me parimet e së drejtës. Vërejmë se po sjell një shtrembërim duke barazuar luftën për liri me krimet e Millosheviçit që sollën spastrim etnik. Ne deklarojmë mbështetjen e plotë për drejtuesit e UÇK-së që ishin dhe mbeten përfaqësues të të drejtave të popullit. Lufta e tyre ishte e drejtë.
Lufta e tyre ishte e drejtë. Kërkesën ndaj Dhomave të Specializuara në Hagë përmes një procesi të drejtë dhe të paanshëm, duke mos lejuar që elementë të drejtësisë ta barazojnë të drejtën me agresorin, se regjimi serb bëri spastrim etnik dhe krime genocidiale, dhe ndërhyrja e NATO-s konfirmoi legjitimitetin e luftës dhe natyrën kriminale të regjimit të Millosheviçit.
Solidaritet me popullin e Kosovës duke theksuar se qëndrojmë të bashkuar për dinjitetin e luftës dhe angazhimin për çdo hap në forumet ndërkombëtare që e vërteta historike të mos cenohet. Kuvendi u bën thirrje institucioneve dhe diasporës të qëndrojnë të bashkuar. U rekomandon qeverisë të bashkëpunojë për denoncimin e krimeve serbe; kjo deklaratë përfaqëson vullnetin tonë dhe i transmetohet Dhoma të Specializuara të Hagës, OKB-së, Parlamentit Europian, NATO-s, OSBE-së dhe të gjitha shoqërive mike dhe partnere” thotë deklarata.
Gjatë fjalës së tij në seancë, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla, theksoi se deklarata është në vijimësi të qëndrimeve që Partia Socialiste ka mbajtur ndër vite për Kosovën dhe luftën e saj për liri.
“Kjo deklaratë është në konsekuencë të plotë me qëndrimet e Partisë Socialiste të Shqipërisë në këto 35 vite në Kuvendin e Shqipërisë, sa i përket çështjeve që lidhen me Kosovën dhe pastërtinë e luftës çlirimtare,” u shpreh Balla.
Ai kritikoi kërkesat e prokurorisë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke i cilësuar si një padrejtësi historike dhe një përpjekje për të baltosur luftën për liri.
“Sikur sot të ishte gjallë heroi ynë kombëtar Adem Jashari, sipas këtyre prokurorëve edhe ai duhej dënuar me 45 vite burg, sepse luftoi për lirinë e vendit të vet,” deklaroi Balla.
Në fund të fjalës së tij, Balla u bëri thirrje shqiptarëve të mobilizohen në mbështetje të Kosovës.
“Dua t’ju ftoj të gjithëve… gjithë kombin shqiptar, gjithë popullin shqiptar, më 17 shkurt të jemi të gjithë në Prishtinë,” tha ai.
Rezoluta u miratua me shumicë votash, ndërsa Kuvendi theksoi se mbështetja për Kosovën dhe luftën e saj çlirimtare mbetet një prioritet kombëtar.






