
Kuvendi i Shqipërisë miratoi rezolutën për shpalljen e Iranit shtet sponsor i terrorizmit, në një seancë të shoqëruar me mungesën e opozitës në sallë me 79 vota pro, 1 abstenim dhe asnje kundër
Rezoluta, e propozuar nga mazhoranca, synon të përcaktojë një qëndrim të qartë të Shqipërisë kundër terrorizmit dhe formave të tij moderne, përfshirë sulmet kibernetike dhe përdorimin e grupeve proksi.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla theksoi se Shqipëria duhet të jetë në linjë të plotë me aleatët ndërkombëtarë në përballjen me kërcënimet globale.
“Rezoluta synon të dënojë çdo formë të mbështetjes shtetërore për terrorizmin dhe përdorimin e strukturave paramilitare për destabilizim,” deklaroi Balla.
Një nga pikat kryesore të dokumentit është thirrja ndaj qeverisë shqiptare për të ndërmarrë hapa konkretë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë shpalljen si organizata terroriste të:
· Gardës Revolucionare të Iranit
· Hezbollahut në Liban
Sipas Ballës, këto struktura janë përdorur si instrumente të politikës së jashtme për destabilizim në rajone të ndryshme të botës.
Në deklaratën e tij, Balla nënvizoi se Shqipëria, si anëtare e NATO-s dhe vend kandidat për Bashkimin Evropian, ka detyrim të kontribuojë në sigurinë kolektive dhe të mbrojë rendin ndërkombëtar.
Ai solli në vëmendje edhe sulmet kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, duke i cilësuar si akte armiqësore që synojnë destabilizimin e shtetit.
Seanca u zhvillua pa praninë e deputetëve të opozitës, çka u kritikua nga Balla, i cili e cilësoi mungesën e tyre si të papërgjegjshme në një moment që lidhet me interesin kombëtar dhe sigurinë. Mazhoranca e konsideron këtë rezolutë si një deklaratë të fortë politike dhe strategjike, që konfirmon pozicionin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe kërcënimeve hibride.
Fjala e plotë:
I nderuar zoti kryetar, të nderuar deputetë!
Sot Kuvendi i Shqipërisë është ftuar të diskutojë dhe të miratojë një rezolutë e propozuar nga grupi ynë parlamentar e cila lidhet me çështjet më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare destabilizimi dhe minimi të rendit demokratik. Ai godet civilët, godet institucionet, dhe godet edhe parimet mbi të cilat është ndërtuar sistemi ndërkombëtar pas Luftës së Dytë Botërore. dhe të rendit global, lufta kundër terrorizmit dhe përgjegjësinë e shteteve që e mbështesin ose që e tolerojnë atë.
Terrorizmi nuk është vetëm një akt dhune. Ai është një strategji e qëllimshme frikësimi,
Prandaj, lufta kundër terrorizmit nuk është thjesht një çështje sigurie, ajo është sot një betejë për mbrojtjen e demokracisë, për mbrojtjen e shtetit së drejtës, dhe për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit ndërkombëtar.
Shqipëria ka qenë dhe mbetet një vend shumë i qartë dhe i palëkundur në këtë qëndrim të saj. Ne jemi një vend që ka zgjedhur qartësisht anën e demokracive. Anën e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, dhe anën e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër terrorizmit.
Si anëtar i NATO-s, dhe si vend kandidat për anëtar të Bashkimit Evropian, Shqipëria ka vetëm jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin të kontribuojë në sigurinë kolektive të aleancës dhe të komunitetit ndërkombëtar.
Rezoluta të cilën deputetët sot e kanë përpara është pjesë e këtij angazhimi të vazhdueshëm. Ajo bazohet në një realitet që është dokumentuar në mënyrë të vazhdueshme nga analiza ndërkombëtare dhe nga raportet e institucioneve të sigurisë.
Përdorimi i strukturave shtetërore, i organizatave të lidhura me to, dhe i rrjeteve të ndërmjetme për të mbështetur grupet armatosura për të financuar aktivitete destabilizuese, dhe për të ushtruar ndikim përmes mjeteve hibride në rajonet e ndryshme të botës, dhe një nga elementët më shqetësues të këtij fenomeni është përdorimi i strukturave paramilitare dhe i grupeve të armatosura proksi që veprojnë si instrumente të politikës së jashtme.
Por për Shqipërinë, kjo nuk është vetëm një çështje e largët gjeopolitike. Vendi ynë ka qenë vetë objekt i sulmeve të drejtpërdrejta në hapësirën tonë kibernetike. Sulmi i rëndë i vitit 2022 ndaj institucioneve të Republikës së Shqipërisë, ishte një nga episodet më serioze të agresionit kibernetik ndaj një vendi sovran. Ai synoi të paralizonte shërbimet tona publike, të dëmtonte funksionalitetin e institucioneve dhe të cenonte besimin e qytetarëve në shtetin e vet.
Shumë përpjekje të tjera janë parandaluar ose zbuluar në kohë. Por kjo do të thotë se ne nuk duhet të humbim vigjilencën, dhe vetëm pak ditë më parë përsëri Kuvendi i Shqipërisë ishte shënjestra e një sulmi të ri kibernetik.
Këto nuk janë incidente të zakonshme teknologjike, këto janë akte të mirëfillta armiqësore, që synojnë destabilizimin e institucioneve demokratike dhe funksionimin normal të shtetit.
Rezoluta për të cilën ftohemi ta diskutojmë dhe synon pikërisht të adresojë këtë realitet. Në rezolutë synojmë të dënojmë në mënyrë të qartë çdo formë të mbështetjes shtetërore për terrorizmin, të dënojmë përdorimin e grupeve proksi për destabilizimin dhe të dënojmë përdorimin e mjeteve hibride përfshirë sulmet kibernetike kundër institucioneve të shteteve sovrane.
Rezoluta i bën thirrje qeverisë shqiptare që në përputhje me legjislacionin tonë dhe në koordinimin e plotë me aleatët tanë të shpallë Gardën Revolucionare të Iranit dhe organizatën Hezbollah në Liban si organizata terroriste, si dhe të forcojmë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit të sponsorizuar nga shteti dhe rrjetet e tij.
Një numër i konsiderueshëm tanimë vende dhe institucionesh ndërkombëtare i kanë marrë masat e ngjashme që propozohen për t’u miratuar në këtë rezolutë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur Gardën Revolucionare Iraniane organizatë terroriste që në vitin 2019. Në janar të këtij viti, të njëjtën gjë e bëri dhe Bashkimi Evropian. Ndërkohë, një numër tjetër vendesh antare këtu të Bashkimit Evropian dhe ndër to spikat Gjermania, Franca, Britania dhe jashtë Bashkimit Evropian Mbretëria e Bashkuar, kanë marrë masa konkrete përfshirë shpalljen si organizatë terroriste Hezbollahun.
Në këtë kontekst, qëndrimi i Shqipërisë është pjesë e një përpjekje të gjerë të koordinuar të Komitetit Ndërkombëtar për të mbrojtur sigurinë kolektive dhe për të parandaluar përdorimin e terrorizmit si instrument i politikës shtetërore.
Dhe së fundmi, minimi i kanalit të hormuzit nga Irani është një akt tjetër terrorist i cili synon bllokimin e lëvizjes së lirë të anijeve të transportit duke shkaktuar kështu një krizë energjetike në mbarë globin.
Prandaj, nderuar kolegë, kjo rezolutë nuk është një rezolutë kundër një populli. Ajo nuk i drejtohet kurrsesi qytetarëve të Iranit të cilët janë shpesh dhe jemi të gjithë dëshmitarë, janë vetë viktima e një regjimi represiv. Ajo është një qëndrim kundër praktikave shtetërore që mbështesin terrorizmin, destabilitetin dhe përdorimin e dhunës si një akt i pastër politik.
Shqipëria ka treguar vazhdimisht se është një partner i besueshëm në luftën kundër terrorizmit. Kontributi ynë në NATO dhe në misionet tona ndërkombëtare është dëshmi e qartë e këtij angazhimi të vazhdueshëm. Kjo rezolutë është pra vazhdimi logjik i këtij angazhimi. Ajo është një mesazh i qartë se Shqipëria jonë e përbashkët nuk e toleron terrorizmin në asnjë formë dhe institucionet e saj janë të vendosura ta mbrojnë demokracinë, sigurinë dhe sovranitetin e vendit.
Për këto arsye, i ftoj të gjithë kolegët ta votojmë së bashku njëzëri këtë rezolutë. Keqardhje për mungesën sot në këtë seancë të deputetëve të tre grupeve parlamentare të opozitës, të cilët nuk ditën që në një moment solemn të një qëndrimi të domosdoshëm urgjent menjëhershëm të Shqipërisë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkrah vendeve anëtare të Bashkimit Evropian sikurse përmenda Gjermaninë dhe Francën dhe plot vende të tjera përkrah një partneri të rëndësishëm si Mbretëria e Bashkuar, nuk dolën sot me interesin e vogël të javës të njoftuar për një tjetër, tjetër, tjetër protestë pa krye, të vinin në seancën e Kuvendit të Shqipërisë dhe ta mbështesnin këtë qëndrim i cili është i domosdoshëm është urgjent dhe i nevojshëm sa i përket edhe kontekstit të ri pas zhvillimeve pas sulmit kibernetik kundër Kuvendit të Shqipërisë sa i përket interesit të Shqipërisë të brenda përbrenda nesh, por edhe zhvillimet që lidhen me bllokimin apo minimin e kanalit të Hormuzit apo zhvillime të tjera të bëra publike.
Kështu që në këtë këndvështrim për ta parë jo si një akt formal, por duhet ta shohim si deklaratë të qartë të vlerave dhe përgjegjësisë sonë si demokraci si një aleat i NATO-s dhe si një vend që brenda vitit 2030 do të jetë anëtari i Bashkimit Evropian.
Duke ju falënderuar, tekstin e plotë të rezolutës secili prej deputetëve e ka përpara është publikuar në sistemin e komunikimit publik të Kuvendit të Shqipërisë. Nuk po e lexoj tekstin për të lehtësuar kohën e nevojshme dhe diskutimeve, por ju ftoj ta votojmë njëzëri këtë rezolutë të rëndësishme. Faleminderit.



